14:45 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

Ariana Grande publikon foto nga muaji i mjaltit në Amsterdam

Ariana Grande u martua me Dalton Gomez me 15 maj dhe vazhdoi muajin e mjaltit në kryeqytetin Holandez.

Fotot kanë dalë në mediat sociale por kësaj radhe këngëtarja ndau disa pamje tradicionale holandeze, transmeton Indeksonline.

Grande dhe burri i saj shihet duke shijuar çdo cep të këtij vendi. Ata janë parë duke lundruar nëpër dete.

Më parë ishin shpërndarë disa foto që pozuan çifti bashkë me pronarin e restorantit në Amsterdam.

Ariana i kishte lenë njëqind euro bakshish vajzës që e bëri foton./Indeksonline/