10:51 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Arianit Ahmeti: FFK-ja po përpiqet t’i ‘lajthitë’ disa klube kosovare me paratë që erdhën nga UEFA

Ish-zëvendës/sekretar në Federatën e Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti i ka reaguar edhe njëherë tjetër kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Ai përmes një shkrimi ka njoftuar publikun se FFK është duke bërë një skandal rreth parave të premtuara për klubet, që vijnë nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA.

Ahmeti thotë se paratë do të duhej të shpërndaheshin proporcionalisht për klubet. Plus parat e UEFA-s dhe FIFA-s për pandeminë COVID-19 që ishin mbi 5 milionë.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të klubeve, këto ditë pas skandaleve të një pas njëshme të krerëve të FFK-së, kemi pas dy kandidatura për kryesit dhe tani kur ka filluar era e ndryshimit në FFK, si zakonisht Agim Ademi për të shpëtuar veten e tij po përpiqet me i vendos në “lajthitje” disa klubet duke ju premtuar para të cilat janë të klubeve, para që ju takojnë.

Për të kuptuar këtë mjafton të lexoni raportin financiar të UEFA-së për vitin 2019/2021.

Mjete e dedikuara për klube që kanë marr pjesë në garat evropiane kanë qenë 770 000euro dhe 480, 000 euro ndërsa për klubet e Superligës që nuk janë kualifikuar në garat evropiane kanë qenë 460 000 euro dhe 600 000 euro mjete të solidaritetit për zhvillim të futbollit për Ligën e Parë, futboll të femrave ekipet e të rinjve.

Këto mjete do të duhej të shpërndaheshin proporcionalisht për klubet.

Plus parat e UEFA-s dhe FIFA-s për pandeminë COVID-19 që ishin mbi 5 milion, si janë shpërnda askush nuk e din!

Investimet në infrastrukturë nga UEFA  nuk ka pasur ndërsa kanë qene 1.3 milion për ekipet kombëtare të Kosovës.

UEFA ka planifikuar buxhetin për vitin 2021 prandaj mos bini pre e manipulimeve qe me ju vendos në lajthitje me mjete financiare që janë tuaja dhe ju takojnë.

Çdo klub do të duhej të informohej në fillim të edicionit se sa mjete përfiton nga fondet e UEFA-s sa ka qenë mbështetja e UEFA dhe FIFA për klubet për shkak të pandemisë COVID-19.

Sa mjete janë për projekte zhvillimore apo infrastrukturore për klube.

Sipas raportit të auditimit shpenzimet e FFK-së për vitin 2020 kanë qenë 4,5 milion por vetëm 1.1 milion kanë qenë ndihma për klube!