23:04 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arianit Ahmeti: MKRS dhe MAP kanë treguar se ka shkelje në statutin e FFK-së

Arianit Ahmeti  në një emision në TV Dukagjini, ku ka folur rreth situatës së krijuar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ai ka thënë se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e Administratës Publike i ka dhënë përgjigje FFK-së.

“MKRS dhe MAP i kanë dhënë përgjigje FFK-së ku shihet se është bërë shkelje e statusit të punës, ata e kanë vërtetuar shkeljen e nenit 39. Kjo po krijon destabilitet, ku FFK duhet të shkoj çdo dy vite në zgjedhje, pasi këtë vit është zgjedhje”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se MKRS dhe MAP kanë interpretuar ligjet dhe pikat ku janë bërë shkelje gjatë zgjedhjes së kryetarit Agim Ademi. /IndeksOnline/