Arianit Ferati në formë të mirë, shënon gol dhe bën asist në Bundesliga 3.

Futbollisti kosovar, Arianit Ferati ka shënuar gol në Bundesliga 3 me fanellën e Mannheim.
Manheim shënoi fitore të thellë 5:0 ndaj Hansa Rostock dhe një prej golashënuesve ishte mesfushori kosovar, shkruan Indeksonline
27-vjeçari realizoi gol në minutën e 24’të.
Në këtë ndeshje, Ferati bëri edhe asist te goli i dytë i shënuar nga Becker në minutën e 12’të.
Kujtojmë që ky ishte goli i dytë këtë sezon për lojtarin kosovar./Indeksonline/
Ist das wichtig!!! 💪🏼
— SV Waldhof Mannheim 07 (@svw07) February 15, 2025
__________#svw07 #wirsindwaldhof #SVWFCH pic.twitter.com/nW8EhfrsIs