75 Mall Live Search
17:09 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arianit Koci tregon një storie të hidhur përditshmërie nga Prishtina

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka treguar storie të pakëndshme nga Prishtina që mund t’i kushtonte me shuplaka sonte. Koci ka treguar se si një shofer i një veture zyrtare e ndali veturën duke dashur ta sulmoi atë pasi ky i kishte ngritur dorën ngase ishte gadi ta godistje nga mbrapa.

“Nuk e besoni çfarë panike dhe shqetësimi po e bëjnë veturat zyrtare, me sirena dhe me drita rotacion.

Pak më herët, një Audi me tabela zyrtare, sigurt nuk është vetura e presidentit, kryeministrit apo kryeparlamentarit – se i njoh, me një vozitje të egër, natyrisht me rotacion dhe sirenë, për pak më aksidentoj prej mbrapa.
Ja ngrita dorën. Xhamat ishin të hijëzuara. Nuk e pashë kush ēshtë mbrapa.
U ndal Audi. Shoferi doli prej kerrit me hëz. Asi shoferi që nuk e din a është truproje, shofer apo papak primitiv. Kur u afrua te kerri, edhe une dola me hëz.
“Aaaa avokat – ti koke a?”. tha tipi që ishte në gjendje gatishmërie me më sulmu.
“ Boni të fala… (nuk po ja them emrin), se shumë e respektoj” – vazhdoi shoferi.

Pa pikë faji, pata me i hangër do shuplaka të nxehta, po të mos më njihte e po të mos isha ky që jam!

Përndyrshe, as presidenti, as kryeministri e as kryeparlamentari nuk kanë nevojë vazhimisht me lëviz me drita rotacion e me shumë zhurmë.
Vërtetë nuk po durohet zhurma, tollovia dhe paniku që po e krijojnë këto vetura në Prishtinē” tregon Koci në rrëfimin e tij./Indeksonline/

Temat: