16:33 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Komunikacioni ia prishë disponimin Kocit, por del një radio që e disponon

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka paraqitur edhe një herë me një status në Facebook realitetin e hidhur nga komunikacioni në Prishtinë.

I bllokuar në komunikacion për një orë, Koci ka gjetur qetësinë e disponimin tek një radio kosovare.

Bëhet fjalë për Radion Urban FM e cila shquhet për muzikën e saj me hitet më të përzgjedhura.

“Qe një orë jam i bllokuar në komunikacion, në hyrje të Prishtinës, nga ana e Mitrovicës.
Prishtina është një kaos i vërtetë.
Disponimin po ma mban Urban FM, me muzikë fantastike.
Moti nuk jam kënaq me shumë se sot, me Rap dhe R&B” shkruan Koci në Facebook./Indeksonline/