13:30 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arifi: I treguam Thaçit brengat tona dhe kërkuam zgjidhje afatgjatë

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se sot bashkë me kryetarin e Medvegjës e Bujanovict kërkuan nga i pari i shtetit mbështetje për qytetarët e atjeshëm, raporton Indeksonline.

“Interesi i qytetarëve të Preshevës qëndron në atë se të gjithë së bashku ti kemi të drejtat tona, të avancojmë. Akti më i madh demokratik që ka ndodh në Preshevë ishte në vitin 1992, që tregoi aspiratat e qytetarëve të atjeshëm. Kemi paraqitur para presidentit shqetësimet tona, i kemi rikujtuar brengat tona dhe i kemi thënë që duam zgjidhje afatgjatë”, ka thënë Arifi. /Indeksonline/