14:58 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrëzohet një kamion në hyrje të Preshevës

Në hyrje të Preshevës është rrëzuar një kamion i cili po barte zhavor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, mirëpo kamioni ende nuk është larguar nga rruga dhe po krijon pengesa në komunikacion.

Sipas dëshmitarëve dhe kalimtarëve të rastit,  mësohet se  kamioni i përket kompanisë ‘Saba Bellça’, në Preshevë.