12:21 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Arifi krah Haradinajt: Kush shiti moral për pagat qe tre muaj, duhet pasur pak për veti

Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dal në krah kryeministrit Ramush Haradinaj sa i përket rritjes së pagave.

Arifi në një postim në Facebook ka falënderuar ata që thirrën interpelancën e Haradinajt,  duke thënë se për të shitur moral, duhet pasur për vete, shkruan indeksonline.

Ja postimi i Arifit:

Kryeministri i një vendi me përgjegjësi është personi numër 1 në at vend. Sa i përket hierarkisë është personi nr 3 në at vend. Në Republikën e Kosovës për nga paga Kryeministri është i 85 në administratën e shtetit. Faleminderit atyre që inicuan interpelancë për paga e po e sheh Kosova kush na shiti moral tre muajt e fundit. Për me shitë moral duhet me pas pak për veti. /Indeksonline/