75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Arifi: Shteti që e sheh sportin si kërcenim është i varfër në mendësi

Kryesuesi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka reaguar pas ndalimit të karateistëve të Kosovës nga ana e Serbisë, për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

Sipas tij, arsyetimi për ndalesën e tyre është absurd, duke thënë se argumentet e Serbisë ngjajnë në cirkusantësh sesa në argumente shtetërore.

Arifi ka shtuar se Kosova dhe sportisët e saj nuk ndalen nga regjime të tilla, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Arsyetimi i shtetit Serb për ndalimin e karateistëve të Kosovës për pjesëmarrjen në Kampionatin e Europian është absurd. Nuk ēshtë hera e parë që këto autoritete përdorin argumente banale që më shumë ngjajnē në argumente cirkusantësh se sa në argumente shtetërore. I varfër në mendësi është ai shtet që sportin e sheh si kërcënim dhe vendos policinë përball tyre. Kosova dhe sportistët e saj nuk ndalen nga regjimet e tilla. Kosova e ka mbijetu kercënimin, rrethimin, ndalimin dhe është sot shtet i lirë dhe i pavarur dhe kështu do të jetë përgjithmonë, pavarësisht refuzimit që hapur po e manifeston Serbia…
Kosova i ka përbrendësu dhe jeton me vlerat e përbashkëta europiane…