18:32 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arifi thotë se Autoriteti i Grave Arabe do ndërtojnë në Kosovë qendër të diagonistifikimit të kancerit në gjirit

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi ka vizituar sot Fondacionin e Grave Arabe.

Me këtë rast ai theksoi se mori zotimin se Kosova do të jetë përfituese e donacionit prej 1.000.000 dollarësh nga kjo organizatë.

Tutje ai shtoi se ky donacion do të përdoret për ndërtimin e një qendre të diagnostifikimit të hershëm të kancerit në gji si dhe qendër për avancimin dhe mirëqenien e shëndetit të gruas në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot në Dubai kam vizituar Fondacionin e Grave Arabe ku edhe njëherë nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate kam marrë zotimin se Kosova do të jetë përfituese e donacionit prej 1.000.000$ nga kjo organizatë. Ky donacion do të përdoret për ndërtimin e një qendre të diagnostifikimit të hershëm të kancerit në gji si dhe qendër për avancimin dhe mirëqenien e shëndetit të gruas së Kosovës.
Objekti do të ndërtohet në Prishtinë dhe punimet do të fillojnë posa që të ofrohet lokacioni i nevojshëm me hapēsirê prej 2500 m2 nga autoritetet në Prishtinë