75 Mall Live Search
20:30 / E Diele, 07 Qershor 2026 / S Z

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë ka shënuar rënie, duke u ndalur në vetëm 36.88%, niveli më i ulët i daljes në votime në krahasim me proceset zgjedhore të 7 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të krahasuara me zgjedhjet e mëparshme, trendi i pjesëmarrjes tregon një rënie të vazhdueshme nga viti në vit, raporton Klankosova.

Në zgjedhjet e fundit para të sotmeve, më 28 dhjetor 2025, pjesëmarrja ishte 45.36%, ndërsa më 9 shkurt 2025 kishte arritur në 46.54%.

Këto shifra tregojnë një nivel dukshëm më të lartë në raport me rezultatin e sotëm.

Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, dalja e qytetarëve në votime ishte 48.78%, një nga nivelet më të larta të regjistruara në vitet e fundit.

Dalje relativisht më e lartë se në zgjedhjet e sotme ishte edhe në ato të 6 tetorit 2019, kur të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 44.56% e qytetarëve.

Duke parë të dhënat në tërësi në 7 vitet e fundit, vihet re një trend i qartë rënës i daljes së qytetarëve.

Shihni të dhënat më poshtë:

2019: 44.56%

2021: 48.78%

2025 (shkurt): 46.54%

2025 (dhjetor): 45.36%

2026: 36.88%