15:41 / E Diele, 17 Korrik 2022 / MSH

Arilena Ara feston ditëlindjen, urimi i të dashurit të saj është shumë simpatik

Këngëtarja Arilena Ara, feston sot ditëlindjen e saj të 24-të.

Mes urimeve të shumta, më i veçanti duket të ketë qenë nga partneri i saj, njëherësh menaxheri i artistes, Popi Kola.

“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe. Urime ditëlindjen Kido, dritë e syrit tim” ka shkruar ai, duke ndarë një fotografi simpatike të çiftit.

Dyshja ka kohë që gëzojnë një lidhje të shëndetshme dhe mjaft të pëlqyer nga ndjekësit.