Arilena Ara fitoi ‘X Factorin’ kurse tash ulet në karrigen e ‘The Voice’ (Foto)
Pas ‘Këngës Magjike’ Arilena Ara arriti që të thyej çdo kufi me këngën e saj “Nëntori”. Hit ky që u dëgjua në çdo vend edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ajo këtë vit e ka pasur shumë të ngarkuar me koncerte, udhëtime dhe projekte kurse duket se këtij angazhimi nuk do të vi fundi.
Arilena është tashmë edhe zyrtarisht e ftuar në ‘The Voice of Romania’ për të kënduar këngën e saj të ‘Nëntori’.
Këtë e ka bërë të ditur vet Arilena duke postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet ulur në ulësen e këtij spektakli./Indeksonline/