Arilena Ara mahnitëse në fotografitë e realizuara nga Fadil Berisha (Foto)
Arilena Ara me vokalin e saj të fuqishëm ka arritur të radhitet e në mesin e këngëtarëve më të talentuara shqiptare.
Ylli i hitit “Nëntori”, këngë kjo që i dha famë edhe jashtë kufijve shpesh komentohet edhe për paraqitjet e saj skenike, shkruan Indeksonline.
Së fundmi Arilena udhëtoi drejt Amerikës, ku e shfrytëzoi rastin edhe të realizoi një set fotografik. Fotografi këto të realizuara nga Fadil Berisha.
Dy nga këto fotografi e ka postuar vet këngëtarja në rrjetin e saj social Instagram, teksa shfaqet tejet sensuale./Indeksonline/