20:07 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Arilena Ara së shpejti me një bashkëpunim ndërkombëtar

Ajo njihet për zërin e saj unik dhe ka një karrierë të suksesshme fama e të cilës ka kaluar edhe kufijtë e Shqiprisë.

Bëhet fjalë për Arilena Ara e cila ka nisur punën për projekte të reja muzikore të cilat janë përherë të pëlqyera, shkruan Indeksonline.

Kënga  e radhës nga këngëtarja e njohur do të jetë një bashkëpunim ndërkombëtarë, kështu ta paktën ka bërë të ditur prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu e cila nuk ka zbuluar detaje tjera.

“Së shpejti me një bashkëpunim ndërkombëtar! Një prej këngëtareve më brilante të muzikës pop në Shqipëri sonte në finalen e spektaklit! Të dua ylli i lindur” ka shkruar Alketa në një postim të bërë në Instagram./Indeksonline/