15:11 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arineta Mula reagon sërish pas suksesit të arritur, ka diçka për të thënë edhe për presidentin shqiptar, Ilir Meta

Alpinistja e njohur kosovare, Arineta Mula në mëngjesin e sotëm arriti të ngjitet në majën më të lartë në Evropë, Elbrus.

Edhe pse në kushte të vështira klimatike dhe pa ndonjë udhëheqës, Mula ia arriti qëllimit të saj, shkruan IndeksOnline.

Pak më parë, përmes rrjetit social, Facebook, Mula postoi një foto në majën e malit në fjalë, ku ka pozuar me flamurin e Kosovës.

Këtë flamur, Mula thotë se ia dhuroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para se të nisej.

Megjithatë, së fundmi, Arineta ka zbuluar se ka pasur edhe probleme burokratike për të udhëtuar në Rusi për t’u ngjitur në majën më të lartë në Evropë, Elbrus.

Tani, ajo thotë se ka pritur derisa u pajisë me pasaportë shqiptare, teksa e ka falënderuar edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Shihni postimin e Mulas më poshtë, ku ajo i ka bashkangjitur edhe foton e saj me flamurin e Shqipërisë./IndeksOnline/