Ariu çudit turistët, noton në det
Ishte një ditë normale plazhi, mëngjesi i 31 gushtit në South Lake Tahoe, një nga vendet turistike më të famshme të Kalifornisë dhe gjithë Shteteve të Bashkuara.
Por të gjithë u habitën kur në breg u shfaq një ari kaf, i cili pasi bëri një shëtitje, u fut në ujë për t’u larë.
“Kur pashë që ariu nuk po frikësohej nga njerëzit, por edhe unë nuk ndjeva frikë, nisa të filmoj”, tregon autorja e videos, Lisa Martin, për CNN.
“Por gjithsesi nuk u afrova më shumë. Ai shëtiti në breg të liqenit dhe dukej që nuk i bëhej fare vonë për njerëzit”.
Pas shëtitjes ariu vendosi të futej poshtë urës në ujë dhe notoi deri sa u largua nga njerëzit.