10:30 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / AR

Arka Fiskale për vetëm 9.99 eur në muaj!

Në Kosovë çdo vit hapen me mijëra biznese, e që në fillim ato respektojnë tarifat ligjore dhe tatimore.

Por, ka edhe nga ato biznese që gjejnë justifikme për t’i ikur këtyre obligimeve.

Kjo ka bërë që të prodhohet evazion fiskal për vendin dhe ndër vite Kosova të humbë miliona euro.

Por, arka fiskale është obligim dhe legjitimim i çdo biznesi dhe, tash posedimi dhe mirëmbajtja e saj është më lirë se kurdoherë më parë, vetëm 9.99 euro në muaj.

Ky është rasti, që të parandaloni çdo ndëshkim nga Administrata Tatimore dhe për më tepër të operoni duke respektuar shtetin Tuaj!

Përgjatë muajve të kaluar, me qëllim të rritjes së dinamikës, Ministria e Financave ka kërkuar nga operatorët ekzistues që të ofertojnë me çmime të arsyeshme për arka fiskale, në mënyrë që të përfundojë i gjithë procesi i fiskalizimit. Pas këtyre takimeve me Ministrinë e Financave, Operatori Enternet SH.P.K., është i pari nga operatorët në vend që ka dalë me ofertë të re në treg, ku për vetëm 9.99 euro në muaj bizneset do të pajisen me arkë fiskale, por jo vetëm me arkë fiskale, në çmimin prej 9.99 euro për muaj janë të përfshira:

–              Arka fiskale

–              Abonimi për 4 vite

–              Kontrolli teknik për 4 vite.

Nëse deri me tani vetëm për mirëmbajtje vjetore biznesët kanë paguar nga 7.10 eur në muaj, nga tash për 9.99 euro bizneset do të kenë: Arken fiskale, garancionin e prodhuesit, abonimin dhe kontrollin e rregullt teknik. Kjo kosto, i mundëson secilit biznes (të gjitha kategorive) në vend ta përmbushin obligimin për fiskalizim.

Me ketë çmim dhe me shërbimet e përfshira në të, për bizneset kosovare mund të ketë sfida të ndryshme drejt zhvillimit dhe rritjes, por në asnjë rrethanë fiskalizimi nuk do të jetë pengesë.

Storie suksesi për secilin biznes është operimi i duhur dhe duke respektuar rregullat tatimore. Në këtë rrugëtim, një nga operatorët ka prezantuar tashmë ofertën më të lirë në treg, për fiskalizim.

Pajisja me arkë fiskale, garanca e ofruar, mirëmbajtja për 4 vite, nuk është lajmi i vetëm për bizneset. Operatoret e autorizuar në Kosovë pritet që shumë shpejt të lansojnë edhe teknologjinë me të re “On demand – Online”, teknologji inovative në leminë e pajisjeve fiskale në terë rajonin dhe me gjerë, të çertifikuara nga organet kompetente, në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe specifikat teknike dhe funksionale.

Oferta prej 9.99 euro nga operatorët ekonomik që janë të licencuar për shitjen e arkave fiskale, është hap i nevojshëm që ua mundëson bizneseve përmbylljen e procesit të fiskalizimit me koston më të lirë në treg. Tani i takon Administratës Tatimore t’i monitorojë dhe kontrollojë bizneset në këtë proces, veçmas kur dihet që në Kosovë me mijëra biznese funksionojnë, pa respektuar asnjë obligim ligjor dhe fiskal!