19:22 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

Arlind Sadiku i jep shpresë Prishtinës, tregon çfarë i ka thënë UEFA

Ndeshja parakualifikuese e Europa League në mes të Lincoln Red Imps dhe Prishtinës u anulua për shkak se tetë lojtar të skuadrës kosovare kanë dalë pozitiv me kroronavirus.

Mirëpo në këtë rast ndeshjen në tavolinë mund ta fitoj Prishtina pasi që i ka përmbushur kriteret për të zhvilluar ndeshjen.

Gazetari Arlind Sadiku ka kontaktuar me UEFA-në ku i kanë treguar qartë  se cilat janë kushtet për tu zhvilluar ndeshja.

Ky është njoftimi i Sadikut:

Lajm shpresdhënës nga UEFA për Prishtinën

Në përgjigjën që mora nga zyra e medias në UEFA, shpjegohet qartë rregullorja për COVID-19 që aplikohet për Europa League dhe Champions League. Në rrethanat aktuale, Prishtina mund ta fitojë ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps me rezultat zyrtar 3-0, nëse brenda 3 ditësh takimi nuk zhvillohet.

“Nëse një klub ka 10 ose më shumë futbollistë me COVID-19 brenda skuadrës së tyre, atëherë ata do të jenë të detyruar të luajnë, nëse kanë 13 ose më shumë lojtarë në dispozicion (përfshirë një portier) nga lista e paraqitur për ndeshje. Nëse klubi ka më pak se 13 futbollistë në dispozicion, atyre do t’u mundësohet që të paraqesin futbollistë tjerë që nuk kanë qenë më herët të regjistruar për Europa League dhe Champions League. Nëse skuadra nuk mund të krijoj grupin prej 13 futbollistëve, atëherë do ta humbin ndeshjen 3-0” është përgjigjur UEFA.