21:36 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Arlind Sadiku: Ky është sezoni më interesant i Superligës

Kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të sezonit të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli, Prishtina dhe Llapi do të luajnë deri në xhiron e fundit për të mësuar emrin e kampionit, shkruan Indeksonline.

Gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku në një emision në RTK ka thënë se ky është sezoni më interesant i Superligës në histori.

“Jam i ri për të vlerësuar stinorët e pasluftës, por që nga viti 2009 e kam analizuar detajisht çdo sezon dhe ky është sezoni më interesant i Superligë. Skuadrave nuk po iu mjaftojnë 65 pikë për tu bërë kampion”, ka thënë Sadiku.

Kujtojmë se Feronikeli dhe Prishtina do të luajnë xhiron e fundit të Superligës, ku mund të mësohet emri i kampionit. /IndeksOnline/