Arma misterioze ruse rrëzohet nga goditja e raketës në Ukrainë (fotot)
Gjatë luftimeve Kostyantynivka në lindje të Ukrainës një episod i luftës ajrore të natës tërhoqi vëmendjen e ushtarëve në tokë. Gjurma ajrore e një droni të goditur rus u nda në dy pjesë dhe një objekt ajror shtoi shpejtësinë me një ndriçim ngjyrë portokalli.
Shumë besonin se një avion rus kishte goditur një tjetër në mënyrë aksidentale, në incidentin rreth 30 km larg linjës së frontit.
Ukrainasit që zbuluan mbetjet në tokë thanë se kishin dëshmuar shkatërrimin e një prej armëve më të reja ruse, dronin anti-radar S-70.
I njohur ndryshe si Okotnik (Gjuetari), mjeti ajror pa pilot vepron si një avion dhe krijuesit thonë se nuk ka asgjë të ngjashme në botë.
Por megjithëse mund të jetë një armë e sofistikuar ajo duket se dështoi, siç shihet në video që goditet nga avioni rus Su-57, që raportohet se ishte duke e ndjekur.
Ekspertët thonë se avioni mund të ishte duke kërkuar të vendoste kontaktet elektronike me dronin, teksa të dy ata hynë në zonë e kontrolluar nga Ukraina. Prandaj supozohet se rusët kishin vendosur të shkaterronin dronin e tyre për të mos lejuar të binte në duar të armikut.
As Moska e as Kievi nuk kanë komunikuar zyrtarisht mbi ngjarjen pranë Kostyantynivka, por analistët thonë se rusët mund të kenë humbur kontrollin e dronit të tyre, ndoshta nga ‘zhurmuesit’ elektronikë të valëve të ushtrisë së Ukrainës.
Droni Otonik raportohet se peshon rreth 20 ton dhe ka një rang fluturimi prej 6,000km.
Ai zhvillohet që prej vitit 2012 dhe ka fluturuar për herë të parë në 2019.
Dështimi i dornit është një goditje për ushtrinë ruse pasi tregon se mjeti inovativ nuk është ende gati, shkruan rrjeti BBC.
Tashmë edhe pse i shkatërruar, ushtarët ukrainas thonë se mund të marrin informacione nga mbetjet e Okhotnik.
“Ne mund të mësojmë nëse ai ka radarët e tij për të gjetur objektivët, apo nëse municionet i ka të para-programuara me koordinatat ku do të godasë,” shpjegon Anatoliy Khrapchysnkyi./BBC/