10:16 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Armando Sadiku ndryshon klub, transferohet në Bolivi!

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ka prishur para kohe kontratën me klubin turk, Erzurumspor.

Pas gjashtë muajve te klubi i Ligës së Parë në Turqi, Sadiku ka vendosur që të shkëput kontratë, kjo për shkak se nuk u përshtat me mënyrën e lojës, shkruan IndeksOnline

Duket e pabesueshme, por 29-vjeçari, sipas lajmeve që vijnë nga Amerika Latine, do të jetë pjesë e Club Bolivar, në Bolivi.

Vet klubi në fjalë ka postuar një kolazh pamjesh në Twitter me golat e Sadikut, për të treguar se çfarë sulmuesi cilësor ka arritur të sigurojë.