11:31 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

I gjenden armë dhe drogë, arrestohet një ferizajas

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me, një pistoletë XDM model HS, rreth 136 fishekë të kalibrave të ndryshëm, substancë e dyshuar narkotike marihuanë dhe hashash me peshë të përgjithshme 16.9 gramë, si edhe gjësende të tjera.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/