Armëmbajtje pa leje në Pejë, arrestohet një person
Një revole me dy karikatorë dhe 17 fishekë, kal.9mm është gjetur dhe konfiskuar në një veturë në Pejë.
Gjetja e armës është bërë gjatë legjitimimit dhe kontrollit nga policia të një veture me tabela vendore.
Pas arrestimit të të dyshuarit dhe intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/