22:17 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Armend Dallku i habitur se si lojtarët e tij dolën të prekur me koronavirus

Tekniku i prishtinëse Armend Dallku është habitur se si 7 nga lojtarët e tij dolën me koronavirus në testet e publikuara mbrëmë.

Dallku, i cili në një intervistë në emisionin “Dueli Ditor” në RTV Dukagjini tha se disa prej anëtarëve të prekur as nuk e besonin se ishin të infektuar, pasi sipas tij nuk kishin simptoma fare, shkruan IndeksOnline

“Gjendja e tyre ka qenë e mirë, thuajse janë asimptomatikë, tre apo katër prej tyre nuk kanë besuar se janë infektuar me COVID-19.

E kemi pasur parasysh se mund të kemi një problem të tillë para grumbullimit”, ka thënë mes tjerash Dallku.