16:21 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Armend Thaqi pritet të largohet nga Ballkani, destinacioni në Turqi

Kohët e fundit disa futbollistë të Ballkanit janë transferuar drejt klubeve evropiane.

Rrugën e Krasniqit, Rrahmanit e Korenicës mund ta ndjekt edhe futbollisti Armend Thaqi, shkruan IndeksOnline.

Ai pritet që gjatë muajit janar të transferohet në Turqi, te skuadra e Sivassporit.

Mbrojtësi i djathtë ka pasur ofertë nga klubi turk edhe gjatë afatit kalimtar veror dhe kontratë me Ballkanin deri në fund të këtij sezoni./IndeksOnline/