23:00 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Armend Zemaj komenton “nofkat” e luftës së UÇK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar lajmin, i cili ka qarkulluar sot në media se komandantët kanë luftuar me pseudonime gjatë luftës.

Ai ka thënë se ushtarët dhe komandantët hynë në luftë me emër e mbiemër, të betuar në atdhe e Kushtetutë, shkruan Indeksonline.

Zemaj ka thënë se nofkat ishin për hardhuca, intriganta, e profitera të pasluftës.

Ky është postimi i plotë:

Njesitet institucionale të UÇK-së, ushtarët dhe komandatet e tyre hyne në luftë me emer e mbiemer, të betuar në atdhe e kushtetutë, përpara zotit dhe flamurit kombëtar..

“nofkat ishin dhe mbeten për hardhuc, intringant, marksist e leninist, komandant të Rognerit, profitera të pasluftës”..