10:50 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Armendi po vjen…Zemaj për herë të fundit futet si deputet në Kuvend, shpejt pritet të jetë ministër

Armend Zemaj është futur në ndërtesën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Me shumë gjasa, Zemaj i LDK-së është futur në cilësinë e deputetit për herë të fundit ngase brenda pak kohësh pritet të emërohet ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti.

Armend Zemaj ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së që disa mandate ndërsa ka marrë besimin e partisë për të drejtuar shëndetësinë në Qeverinë e re./Indeksonline/