Arne Slot i mërzitur: Na dhemb të gjithëve, donim të ishim në garë

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka folur në lidhje me humbjen ndaj Plymouthit në FA Cup.
Slot tha pas ndeshjes se të gjithë ishin të zhgënjyer pas humbjes minimale 1:0 ndaj ekipit të Championship, shkruan Indeksonline
“I dhemb të gjithëve. Tifozët e Liverpool-it, lojtarëve, mua. Të gjithë donim të ishim në garë sa më gjatë që të ishte e mundur”, u shpreh Slot
Kujtojmë që “The Reds” këtë sezon synonte tripletën, por u eliminua nga kompeticioni i FA Cup. Kurse, është në garë për titullin e Carabao Cup, Premier League dhe Champions League./Indeksonline/