15:38 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arnold Schwarzenegger e quajti ‘Terminator’, Cristiano Ronaldo ia kthen me të njëjtën monedhë

Aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger i cili famën më të madhe e arriti me filmin ‘The Terminatori’ ka bërë një koment lidhur me futbollistin, Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë që ka realizuar së fundi, aktori me prejardhje nga Austria e ka quajtur futbollistin portugez Terminator, shkruan Indeksonline.

Sipas tij tashmë në ligën e basketbollit NBA është një lojtar që mban këtë epitet, ndërsa sa u përket futbollistëve është Ronaldo ai që duhet ta bart këtë emër.

Nuk ka vonuar shumë dhe futbollisti i Juventuesit ia ka kthyer me të njëjtën monedhë aktorit të famshëm.