23:16 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / C E

Aro Muric bën gabim trashanik, trajneri e nxjerr nga loja

Aro Muric iu është rikthyer përsëri gabimeve që e kanë karakterizuar shumë gjatë karrierës së tij.

Portieri i Kosovës ka qenë protagonist negativ në ndeshjen që Burnley e barazoi me rezultat 1-1 kundër Watfordit.

Ishte pikërisht kosovari fajtori që skuadra e tij pësoi golin.

Trajneri Vincent Kompany vetëm priti përfundimin e pjesës së parë dhe e zëvendësoi duke u paraqitur në pjesë të dytë me Peacock-Farrell. /IndeksOnline/