18:19 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / G T

Aro Muric ishte më i miri në ndeshjen Manchester United – Burnley

Skuadra e Manchester Unitedit ka barazuar 1:1 ndaj Burnleyt në ndeshjen e javës së 35-të në Premier League.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ishte “njeriu i ndeshjes”, shkruan Indeksonline

Ai bëri nëntë pritje, duke mos e lënë skuadrën vendase të realizonte më shumë gola në “Old Trafford”.

Sipas SofaScore, Aro Muric kishte notën më të lartë, 8.6 – duke e bërë atë më të mirin në këtë takim.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që poriteri kosovar merr vlerësim të lartë në Premier League këtë edicion./Indeksonline/