21:59 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / MSH

Arratiset një i burgosur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se, sot rreth ores 19:00, i dënuari B.R. është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.

“B. R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë për veprën penale “Vjedhje”” thuhet në njoftimin e Qendrës Korrektuese.

Bëhet e ditur se për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

“Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me denime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit” vijon njoftimi.