11:37 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestimi i Gjuriqit, Haradinaj thërret mbledhje të jashtëzakonshme në ora 13:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur sot për në ora 13:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media./Indeksonline/