Arrestohen 12 të persona për marrje me prostitucion
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ)- Mitrovicë, me datën 21 nëntor 2017, ka realizuar dy operacione policore, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.
Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës, ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit, transmeton Indeksonline.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar:
- H. M. lindur me 1971 m/sh/k
- F. R. lindur me 1985 m/sh/k
- F. F. lindur me 1955 m/sh/k
- Sh. Sh. lindur me 1984 f/sh/k
- S. Sh. lindur me 1968 m/sh/k
- E. B. lindur me 1972 m/sh/k
- D. H. lindur me 1961 m/sh/k
- Xh. V. lindur me 1963 m/sh/k
- Xh. H. lindur me 1969 m/sh/k
- N. H. lindur me 1966 m/sh/k
- A. Sh. lindur me 1968 m/sh/k
- I. M. lindur me 1969 m/sh/k
Të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese./Indeksonline/