10:10 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arrestohen 15 persona në gjithë vendin

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsejtë 15 persona të dyshuar në gjithë vendin për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Policia ka njoftuar se arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, nëntë prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtës ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/