09:26 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen 26 të dyshuar gjatë ditës së djeshme

Gjatë ditës së djeshme, Policia ka arrestuar 26 persona anë e mbanë Kosovës.

Sipas tyre, nga këta të arrestuar 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 8 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, 4 të tjerë pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

Këto arrestime kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale të ndodhura ditëve të fundit./Indeksonline/