13:19 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen 27 irakianë, në Shqipëri

Policia e Fierit ka arrestuar 27 shtetas nga Iraku pasi kishin hyrë ilegalisht, në Shqipëri.

Bashkë me ta u arrestua edhe drejtuesi i autobusit që i bartet, S.P., 54 vjeç, banues në Sarandë.  

Të të arrestuarit u kapën pas kontrolleve të policisë në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. Ata kishin destinacion final vendet e BE-së.

Materialet i kaluan prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier për veprën penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.