12:14 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohen 30 persona për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 32 aksidente trafiku.

Në raportin e lëshuar thuhet se prej tyre 18 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar, kurse 15 të tjera vetëm me dëme materiale.

Ndërsa njësitet e trafikut, njoftohet se kanë shqiptuar 1060 tiketa trafiku për ngasësit e veturave që kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe sipas policisë janë arrestuar 30 persona, ku në mbajtje janë dërguar 19, ndërsa në vuajtje të dënimit 4 persona./Indeksonline/