23:33 / E Premte, 01 Mars 2024 / MSH

Arrestohen 45 pjesëmarrës në funeralin e Navalnyt

Ka shkuar në 45 numri i të arrestuarve në Rusi pas funeralit të Alexei Navlanyt, raporton grupi rus i të drejtave të njeriut, OVD info.

18 persona u arrestuan në qytetin siberian të Novosibirsk dhe 10 të tjerë u arrestuan ndërsa vendosnin lule në Yekaterinburg, një qytet në lindje të maleve Ural, thotë OVD info.

10 persona janë arrestuar në Voronezh, ndërsa 6 të tjerë në Moskë.