12:58 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrestohen 5 persona për therjen në Prishtinë, ja inicialet e tyre

Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e pesë personave lidhur me rastin e therjes së dy personave mbrëmë në Prishtinë.

Falë vigjilencës dhe reagimit të shpejt, Policia ka arritur që të arrestonte pesë të rinj.

Burime të Indeksonline-t bëjnë të ditur inicialet e personave të arrestuar e që janë: D.K, D.G, L.C, L.N e F.A.

Po ashtu, në kërkim janë edhe dy personat e tjerë: E.G dhe A.P.

Gjendja e dy personave të therur është jashtë rrezikut për jetën./Indeksonline/