10:14 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / AR

Arrestohen dhjetëra persona për fajde në Pejë

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.

Lidhur me këtë sot do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media, raporton Indeksonline.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga  Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me  Policinë  e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar),  ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.

Adresa : Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, rruga: “Hasan Cermaxhija” pa nr.

Ora: 15:00″, bëhet e ditur në komunikatë.