Arrestohen dy femra dhe një mashkull në Deçan, posedonin armë, municion e marihuanë

Një mashkull kosovar, një femër kosovare dhe një femër tjetër, shtetase e huaj, janë arrestuar mëngjesin e djeshëm në Gramaçel të Deçanit.
Policia arrestoi të dyshuarit pasi posedonin armë, sasi fishekësh dhe substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton IndeksOnline.
“Gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë, një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 1.5 gramë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe dy automjete për shmangie doganore, që janë proceduar te Dogana e Kosovës.
Palët janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit./IndeksOnline/