11:31 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy femra e dy meshkuj në Fushë Kosovë, dyshohen për prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dje në Fushë Kosovë, të cilët dyshohet se janë marrë me prostitucion.

“Janë  arrestuar katër të dyshuar, dy femra dhe dy meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/