09:54 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohen dy femra e një mashkull për prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë, të cilët dyshohen se kanë lidhje me prostitucion.

“Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy femra K/Shqiptare dhe një mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’.  Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/