11:22 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona, në Deçan, organizonin skema piramidale dhe bixhoz të jashtëligjshëm

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Deçan, të cilët kishin punuar-zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme të basteve të ndryshme sportive.

Përveç 2 të dyshuarve në një lokal janë hasur edhe pesë persona klientë.

Njësiti përkatës i policisë me këtë rast ka konfiskuar: një laptop, dy printerë, katër resiverë, dy DVR, dy virelesa, shtatë monitorë dhe një numër të konsiderueshëm të tiketave të shtypura për lojtarë të ndryshëm.

Ndërkaq policia thekson se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorë komunalë, të cilët kanë mbyllur lokalin, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/