09:28 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në dy raste të ndryshme, dhune në Mitrovicë

Në 24- orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në dy raste të ndryshme janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “lëndim trupor”.

Arrestimi i të dyshuarit të parë është bërë në Vushtrri, ku ai ishte përfshirë në rrahje, duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës së rastit.

Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të dytë është bërë në Mitrovicë, pasi i dyshuari kishte sulmuar fizikisht viktimën e rastit si edhe kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit të parë është iniciuar rasti për veprën penale “lëndim trupor”, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është iniciuar rasti për “lëndim trupor” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e të detyrës zyrtare”.