11:12 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Pejë, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull, ku gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve ka shtënë edhe me armë në ajër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/

Temat: