11:11 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

Arrestohen dy persona në Prishtinë, e detyruan viktimën të transferoj kriptovaluta në vlerë prej 110 mijë eurosh për shkak të një borxhi

Policia mbrëmë në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar, në dyshimin se të njëjtit me anë të kanosjes, kanë detyruar viktimën të transferoj kriptovaluta në vlerë prej 110 mijë eurosh.

Detyrimi dyshohet të ketë ardhur në emër të një borxhi të pretenduar nga ana e të dyshuarve.

I dyshuari, V. H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas arrestimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa i dyshuari M. H, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është proceduar më tej.

Ndaj të dyshuarve aktualisht policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Detyrim”./Indeksonline/